Shpërthejnë vatra të reja konronavirusi në qytetin e Elbasanit, mes të infektuarve edhe kandidatë të Partisë Demokratike për deputetë në zgjedhjet e ardhshme.
Raportohen plot 21 raste të reja me koronavirus në qytetin e Elbasanit, duke e çuar numrin total të të infektuarve në këtë qark në 236.
Ekziston mundësia që kandidatë për deputetë të PD-së të kenë rënë në kontakt me virusin gjatë votimeve të anëtarësisë të kësaj partie të mbajtura pak ditë më parë në të gjithë vendin.
Ndërkohë, duke parë rritjen e madhe të rasteve të reja me Covid-19 në Shqipëri, por edhe në vendet e BE-së, kryeministri Edi Rama ka njoftuar për një masë të re që dotë hyjë në fuqi nga e enjtja e kësaj jave, dhe që ka ngjallur pakënaqësi të mëdha, atë të mbajtjes me detyrim të maskës në ambientet publike.