Bujar Kapexhiu i drejtohet Erion Isait: Këto 12 milionë euro të investuara në Kolonjë/ Sa nga këto para është pjesa jote?

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aktori Erion Isai, tashmë kryebashkiak në Kolonjë, i ftuar në “Open” tha se gjatë 1 viti që ai ka qenë në krye të bashkisë, janë bërë mbi 12 milionë euro investime, në një zonë që më parë ishte e harruar.

Me ironi, ka ndërhyrë karikaturisti Bujar Kapexhiu, i cili ka thumbuar aktorin duke e pyetur se sa nga këto para sa është pjesa e tij.

Isai është përgjigur me sportivitet, duke theksuar se ai merr vetëm rrogën dhe kënaqësinë e të bërit diçka ndryshe nga paraardhësit e tij.

Isai: Dua të them që gjatë këtij viti që unë jam në krye të bashkisë Kolonjë, janë bërë 12.2 milionë euro investime.

Eni Vasili: Mos bëj fushatë! Kapexhiu: Nga këto 12 milionë, dua të di sa është pjesa jote?

Isai: Patjetër ta shpjegoj unë, pjesa ime është 100% e angazhimit tim personal, se për fatin tim dhe për nder të atij televizioni ku ju jeni ulur ju, i kam zgjidhur me kohë problemet financiare.

Eni Vasili: Korrupsoni i artistit duket e paarsyeshme…

Kapexhiu: Ndoshta Erioni mund të fitonte më shumë si aktor, sapo filloi regjizurën u bë kryetar. Si aktor mund të fitonte më shumë, se sa kryetar bashkie…

Aliaj: Besoj se do ishe më i lumtur si aktor, do ishe më i lirë.

Isai: Ju katër veta, po bëni llogarinë e mirëqenies dhe lumturisë sime shpirtërore. Ju e dini që arti është më i korruptuar se politika.

Aliaj: Për çfarë arti e keni fjalën? Se në pikturë s’ka shanse të ketë korrupsion, aty ku jeni ju po se keni fonde.

Budina: Dhe vetë Robert Aliaj që është kundër politikës, bën politikë me artin e tij. Aliaj: Po absolutisht.

Budina: Është absurde, totalisht idiote që ne të mos kemi mundësinë, të kontribuojmë dhe të mos bëjmë diçka ndryshe. Kjo është skandaloze.

Zjarr Tv Ad