Është arrestuar nga Policia Një 35 vjeçar në Gramsh, pasi shpërndante h*eroinë në doza të vogla. Në momentin e ndalimit, i janë sekuestruar 25 doza d*rogë, dy celularë, një makinë dhe para të përfituara nga shitja e saj.
Sipas Policisë, është a*rrestuar në flagrancë shtetasi:
– E. P., 35 vjeç, banues në Gramsh, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në mjetin me të cilin qarkullonte iu gjetën 25 doza me lëndë nar*kotike të dyshuar h*eroinë, 154.000 lekë të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës nar*kotike, si dhe dy aparate celular, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me mjetin.
Materialet hetimore, i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.