Republika Çeke mbyll baret, lokalet dhe restorantet pasi numri i të infektuarve me koronavirus është rritur ndjeshëm që prej 7 ditësh.
Kryeministri i vendit Andrej Babish tha se të gjitha baret, restorantet dhe klubet do të jenë të mbyllura që nga dita e djeshme, si dhe është ndaluar edhe alkooli në vendet publike.
Bëhet me dije se shkollat do të jenë të mbyllura deri më date 2 nëntor, me përjashtim të atyre shkollave ku mësojnë fëmijët e mjekëve, infermierëve dhe pjesëtarëve të ekipeve të shpëtimit.
Sipas të dhënave të qeverisë, deri të hënën janë konfirmuar 119 mijë e 7 raste me 1 mijë e 45 të vdekur.
Kujtojmë se në vendin tonë nga nesër do të jetë e detyrueshme vendosja e maskës, pasi në të kundërt do të gjobitet çdo person me vlerën prej 3 mijë lekësh të reja.