Monika Kryemadhi, ka zbuluar dy qytetet e mundshme se ku mund të kandidojë për deputete, në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit të vitit 2021.
Kryemadhi tha se akoma nuk e ka vendosur, por ka dy ide, ose në qarkun e Elbasanit ose në qarkun e Fierit.
Është shpejt për të folur për listën e deputeteve të LSI-së. Po bëjmë zgjedhjen e delegatëve, për Konventën e partisë me datën 5 dhjetor. Monika Kryemadhi përballet me këdo që i del para. Nuk ka të bëjë me interesin tim personal, por ka të bëjë me parimet. Nuk e kam problem fare. Akoma nuk e kam vendosur, se ku do të kandidoj për deputete, por kam dy ide, Elbasan dhe Fier. Meqë me Kodin e ri, e kanë vendosur kryetarin e partisë të kandidojë në katër qarqe, do të shikojmë”,- është shprehur Kryemadhi.