Naftëtarët e Ballshit, prej 20 ditësh janë futur në grevë urie, pasi kërkojnë pagat e tyre dhe rikthimin në punë.
Bëhet me dije se Rrjeti i Avokatëve Ndërkombëtarë në Mbrojtje të Punëtorëve, i ka dërguar ditën e sotme një letër kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta, në lidhje me këtë grevë.
Në letër thuhet se; mospagimi i pagave bie ndesh me kontratën kolektive, me Kodin e Punës si dhe me konventat e ratifikuara, nga qeveria shqiptare në vitin 2001.
Kujtojmë që kjo është dita e 20-të e grevës së urisë, ndërsa në ditën e 18-të, 10 naftëtarë e kanë lënë grevën e urisë, për shkak se gjendja e tyre shëndetësore është përkeqësuar, ndërsa janë zëvendësuar nga bashkëshortet e tyre.
Naftëtarët kërkojnë që të marrin pagat e prapambetura dhe të rifillojnë punën, edhe pse janë prej 20 ditësh në grevë urie, ende nuk ka asnjë reagim.