Gratë e Ballshit, të cilat që prej tre ditësh, u janë bashkuar naftëtarëve që kanë dalë në grevë për të kërkuar pagat, janë shprehur të r*evoltuara ndaj qeverisë. Ato deklarojnë se vetëm të pajeta do të dalin që aty, pasi po kërkojnë të drejtën e tyrë.
Më tej ato janë shprehur se; kërkojnë djersën e tyre, sakaq kanë shtuar se edhe kushtet e punës ku kanë punuar më parë kanë qenë katastrofike.
“Do të rrimë në grevë urie, deri sa problemet tona të marrin zgjidhje. Nuk ka kthim mbrapa. Kemi 26 paga pa marrë. Kemi kaluar stres, se nuk kemi mundësi tjetër. Njeri nuk na ndihmon ne. I bëjmë thirrje kryeministrit, t’i japë zgjidhje një orë e më parë. Vetëm e pajetë dal unë që këtu, duam pagat, për bukën e gojës. Nuk kemi shtet, nuk kemi drejtësi. Ku do të vemi në të kërkojmë të drejtën. Këto i bëjnë vetëm hajdutët. Si nuk i vjen zor, i shkon gazetarit në fyt edhe kryeministër”,- janë shprehur gratë.