Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Që prej ditës së enjte, qeveria vendosi mbajtjen e detyruar të maskës në ambiente të hapura, si një masë për parandalimin e përhapjes së vir*usit. Shumë qytetarë, i janë përgjigjur pozitivisht kësaj mase të re kufizuese, por ka edhe nga ata të cilët, nuk janë dakord për mbajtjen e maskës kur lëvizin nëpër qytet.
I tillë është dhe rasti i një qytetari nga Berati, i cili u kap nga efektivët e policisë, në shkelje duke mosmbajtur maskë, arsye kjo që e gjobitën me një shumë prej 3000 lekësh.
Ajo që bie në sy është se qytetari, tek fleta e gjobës, ka shkruar tek pjesa e sqarimit: Poshtë Komunizmi.