Deputetja Rudina Hajdari, vazhdimisht në mediat sociale, publikon foto me vajzën e saj Sihanën.
Së fundmi, vajza e Hajdarit ka festuar ditëlindjen, por nuk kishin si të mungonin fjalët e bukura nga Rudina, për të voglën e saj. “Gjithmonë kam menduar se; do të isha unë ajo që do të mësoja se si të jesh një vajzë e mirë. Por në fakt, doli që je ti ajo që çdo vit, ti më ke mësuar se si të jem një prind dhe njeri më i mirë. Gëzuar ditëlindjen Sihana”, përfundon së shkruari Hajdari.
Por, ditëlindja nuk është mbyllur me kaq, Rudina Hajdari ka udhëtuar drejt SHBA-së, për t’i bërë një festë të madhe së bashku me bashkëshortin e saj Muçjo Demiraj, vajzës së tyre.
Si rrallë herë, deputetja Hajdari ka ndarë foto nga festimet familjare, ku shihet bashkëshorti i saj, i cili mban në krahë vajzën dhe po fikin qirinjtë e ditëlindjes.