Kujtim Gjuzi flet me tone të a*shpra në Kuvend: Maskën nuk do e mbaj në ambiente të hapura/ Unë do të…

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti Kujtim Gjuzi, është shprehur se nuk do ta mbajë maskën në ambiente të hapura, pavarësisht se javën e kaluar, ka marrë një gjobë prej 30 mijë lekësh. Sipas Gjuzit, asnjë ekspert nuk e rekomandon mbajtjen e maskës në ambiente të hapura, ndaj për këtë ai nuk do t’i bindet vendimit të qeverisë.

“Unë nuk do ta mbaj maskën në ambiente të hapura, në ambiente të mbyllura po. Mbajtja e maskës, nuk këshillohet nga ekspertët, kështu që nuk kam për ta vendosur, pavarësisht gjobës që më kanë vënë”, është shprehur Gjuzi, që në nisje të seancës në Kuvend.

Seanca e sotme në Kuvend, ka nisur me interpelancën e thërritur nga deputeti Lefter Maliqi, me Ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj, lidhur me atë që po ndodh në burgje, ku në disa prej institucioneve të vuajtjes së dënimit, ka pasur një grevë urie masive.

Zjarr Tv Ad