Pak ditë më parë, moderatorja e njohur e programit të mëngjesit “Wake Up”, Ori Nebijaj tregoi me anë të një statusi, përshtypjen që kishte për programet ditën e dielë, duke i quajtur “shkarravina” figurat që shihte në ekran.
Kaq mjaftoi që ndjekësit të spekulonin se me kë lidhej ky postim, megjithatë, Ori vendosi të shtojë se mendimet e saj lidheshin me moderatoren Barbara D’Urso, padronen e së dielës në “Canale 5”, ndërsa të gjithë në komente e kanë lidhur postimin me Megi Pojanin, e cila në të njëjtin orar është në “Top Channel”.
Pas zhurmës që shkaktuan postimet e moderatores, duket se ajo ka vendosur t’i qëndrojë po të njëjtit mendim.
“Nuk e tërheq mbrapsht çfarë thashë. Nëse e thashë atë, qëndron”, shkruhet në postimin e fundit të Nebijaj në “Instagram”. Më poshtë, ajo ka shtuar se këtë shprehje, e ka shkëputur nga seriali i saj i preferuar “Peacky blinders” dhe se po e pret me padurim sezonin e ri të tij.
Nuk dihet nëse ky postim lidhet me deklaratat e mëparshme të Orit, megjithatë, moderatorja ka zgjedhur të dielën, për ta bërë ngatërresën sërish njëlloj.