Eleminuan pa mëshirë/ OFL u dërgon formularin e pasurisë 3 të fortëve vlonjatë

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

OFL, i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, tre shtetasve të tjerë me banim ne Vlorë. Viron Ramohitoj, banues në Vlorë, i d ënuar për veprën penale “V rasja me paramendim”.

Altin Skëndaj, banues në Vlorë, i d ënuar për veprën penale “V rasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim. Gëzim Memeti, banues në Vlorë, i d ënuar për veprën penale “V rasja në rrethana të tjera të cilësuara”.

Ja njoftimi i plotë:

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special, për masat pasurore ndaj individëve të d ënuar apo ak uzuar për k rim të organizuar apo k rime të r ënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

V. R., banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “V rasja me paramendim”; A. S., banues në Vlorë, i d ënuar për veprën penale “V rasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim; G. M., banues në Vlorë, i d ënuar për veprën penale “V rasja në rrethana të tjera të cilësuara”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL, është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse, për vendosjen e sek uestrove emergjente, mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga k rimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit, të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL, do të informojë publikun në vijimësi, për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekz ekutive që do të kryejë.

Zjarr Tv Ad