Puntata e ditës së djeshme në “Për’Puthen” ishte padyshim një nga puntata më tërheqëse e cila solli një konkurrentë të re në studio, ndërsa përçoi për publikun edhe një debat të fortë.
Gjatë shprehjes së mendimit, Fatjoni dhe Ana janë përplasur me opinionistin Arjan Konomi. Në momentin që hyri Ana, konkurrentja e re, Fatjoni i bëri një pyetje. Djali bukurosh e pyeti Anën se çfarë mendimi ka për të dhe lidhur me këtë opinionisti nuk ishte dakort.
Në replikën e tij, Fatjoni i tha Konomit se është injoranti i vetëm në studio. Gjithashtu opinonisti kritikoi dhe Anën, konkurrenten që hyri në fillim të emisionit duke i thënë se nuk i ka pëlqyer puthja që i ka dhënë Fatjonit në seritë e kaluara. Pas kësaj Ana i’u përgjigj se në emision është për qef dhe se do të bëjë çfarë t’i dojë zemra.