Balliu shfaqet në dyert e gjykatës:”Ky është gjyq politik,më 25 prill Edi Rama do të ndëshkohet”

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Tiranës vendosi sot që të shtyjë sërish seancën ndaj banorëve të Unazës së Re. Mes të akuzuarve në këtë proces gjyqësor është edhe ish-deputeti i PD, Klevis Balliu.

Duke folur për media jashtë dyerve të gjykatës, Balliu theksoi se ky është një gjyq politik, ndërsa shtoi se është e padrejtë që qytetarët të futen në bur gje, kurse ata që kanë vje dhur po shijojnë jetën.

“Këto janë gjyqe politike. Këta kanë bërë me mijëra dosje e qindra procese gjyqësore, që do na duheshin katër breza për t’i bërë. Unë personalisht kam mbi 400 procese gjyqësore. Kjo bëhet vetëm për të detyruar gjykatën që t’i quajë banorët e Unazës “përsëritës”. Këta qytetarë po futen nëpër bur gje, po ku janë ata që kanë vje dhur. Nuk është normale që ata të shijojnë jetën dhe këta qytetarë të futen në b urg. Këtu na mbajnë nëpër gjyqe, çdo ditë jemi këtu te gjykata. Çdo ditë qytetarët po përballen me padrejtësinë. Ata iu prishën shtëpitë qytetarëve që të ndërtonin vilat oligarkët. Çështja e Unazës do të mbyllet vetëm kur përgjegjësit të jenë në bu rg.

PD ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë me banorët e Unazës, sepse është me të drejtën. Ne do ta arrijmë këtë, duke larguar Edi Ramën. Më 25 prill Edi Rama do të ndëshkohet siç nuk është ndëshkuar askush. Më 26 prill do duhet të mbyllet në zyrë me avokatët dhe të përballet me drejtësinë. Nuk ka gjë që e ndal votën kundër Ramës, s’ka gjë që e ndal këtë uragan. “Rama ik” është interes kombëtar. Largimi i Ramës nuk është çështje politike, por interes kombëtar, sepse ky njeri është fatkeqësi kombëtare, që i ka lënë qytetarët të vdesin dyerve të spitaleve, i ka lënë gratë në grevë urie. Këtij absurditeti dhe narkoshteti i ka ardhur fundi. Koha që qytetarët të futen nëpër bur gje ka marrë fund, tani është koha që politikanët të futen në bu rg”, – tha ish-deputeti Balliu.

Zjarr Tv Ad