Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, e cila është rikthyer në politikë me partinë ‘Lëvizje për ndryshim’ i ka drejtuar një thirrje të fortë kryeministrit Rama.
Topalli i kërkon qeverisë që të mos bëjë sikur nuk i shikon gratë naftëtare që prej 10 ditësh janë në grevë urie.
Postimi i plotë:
“Prej shume ditesh 10 gra kane nisur nje greve urie. Ata kerkojne nje te drejte te tyre themelore.
eshte nje e drejte e tyre dhe nje detyrim per t’u respektuar nga shteti Shqiptar.Kryeministri i vendit nuk mund te beje sikur nuk i shikon dhe nuk i degjon e aq me pak te vendosi kushte.Padrejtesia ndaj naftetareve ka vetem nje origjine qe eshte korrupsioni.
Te rinjte e Levizjes per Ndryshim ishin ne perkrahje te tyre.
Ata kane nevoje per mbeshtetje. Shkelja e te drejtave ge naftetareve eshte shkelje e te drejtave te njeriut!”, – shkruan Topalli.
VIDEO: