Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar zgjedhjet presidenciale të zhvilluara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërsa e quajti një proces madhështor, Berisha ka folur edhe për takimin e tij me demokratin Joe Biden, ku ka treguar se çfarë i ka thënë ai për Shqipërinë.
Berisha rrëfeu se në takimin me Biden, ky i fundit i shprehu dashurinë që ka për Shqipërinë.
“Proces madhështor, proces ku amerikanët votuan më shumë se asnjëherë. Joe Biden, një shërbëtor që ka 50 vjet që i shërben vendit në mënyrë dinjitoze përballë Donald Trump. Nga faktet zyrtare të shpallura deri tani nga autoritetet lokale, Biden ka fituar 278 vota në Kolegjin Zgjedhor. Një mori faktesh në shtetet ku ndodh fushëbeteja do e përcaktojnë autoritetet. Palët do pranojnë rezultatin sapo të konfirmohet rezultati.
Biden është uruar nga e gjithë bota, për fatin është një nga politikanët me njohuritë më të mëdha për Shqipërinë dhe Kosovën. Presidenti i zgjedhur Biden ka një karakteristike që është njeriu që më ka thënë fjalë për Shqipërinë që s’mi ka thënë askush. Shqipëria është vendi i dytë më i dashur për mua. Meqë po më pyet po shkoj më tutje unë isha në opozitë, ai ka qenë në komisionin e jashtëm të senatit, ai u shpreh se shqipëria dhe shqiptarët na duan por kanë një fat të keq që nuk bëjënë dot zgjedhje të lira”, – tha ai