Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Policia e Korçës ka arrestuar katër persona, pasi u kapën duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm në operacionin “Perimetri”.
Sipas autoriteteve, në p ranga kanë rënë Limon Selimi 50 vjeç, Rigels Hudhri, 22 vjeç, Arben Korumi 49 vjeç, të tre banues në Elbasan dhe Skënder Gjymenga 35 vjeç, banues në Librazhd.
Këta persona, u kapën nga shërbimet e policisë në aksin rrugor Pogradec-Librazhd, në afërsi të fshatit Dardhas, duke transportuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me tre automjete, 6 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Nga verifikimi i dokumentacionit të tyre, rezultoi se Limon Selimi dhe Skënder Gjymenga drejtonin mjetet pa leje drejtimi.