Presidenti Ilir Meta ka uruar Ditën e Pavarësisë…

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka uruar të gjithë shqiptarët për Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë. Meta u ka bërë apel të gjithëve, të punojmë dhe të angazhohemi çdo ditë, për të mbrojtur flamurin kombëtar, simbolin tonë të shenjtë, ku 108 vitë thotë ai, janë të mjaftueshëm, për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa

“Gëzuar Ditën e Flamurit Kombëtar, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë!
Të punojmë dhe angazhohemi çdo ditë për ta mbrojtur simbolin tonë të shenjtë dhe përbashkues, të valvitet krenar në këto troje, i pastër dhe i paprekur, njësoj si gjaku i derdhur për të, nga bijat e bijtë më të mirë të kombit.

108 vite janë mjaftueshëm për të dëshmuar pjekurinë dhe seriozitetin e një shteti modern, për përmbushjen pa vonesë të aspiratës popullore dhe misionit të nisur në 28 nëntor 1912, nga Ismail Bej Vlora dhe gjithë etërit e Pavarësisë, për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa.

Urime për 28 Nëntorin e Gjergj Kastrioti Skënderbeut, Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit! Zoti e bekoftë Flamurin Kombëtar dhe shqiptarët kudo ndodhen”! Ka shkruar Presidenti i Republikës Ilir Meta.

Zjarr Tv Ad