Jonida Maliqi: E kam të nevojshëm një mashkull në krah…

0
113
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Jonida Maliqi, ishte e ftuar në rubrikën “Tani mund të këndosh”, ku ka folur si rrallë herë edhe për jetën e saj private. Gjithashtu këngëtarja ka folur edhe për divorcin nga ish-bashkëshorti para tre vitesh,  si edhe për lidhjen aktuale. Jonida e ka pranuar hapur dikë në jetën e saj, por ka thënë që duhet të tregoj kujdes, në mënyrë që të mos lëndohet askush, sepse tashmë ajo nuk është më 17 vjeçe.

Ardit Gjebrea: Do doje të kishe një mashkull në jetën tënde sepse mashkulli ëshë një mbështetje apo jo?

Jonida Maliqi: Pa dyshim që kam nevojë për një mashkull në krah, mendoj që çdo femër ka nevojë të ketë një mashkull në krah. Do doja të kisha një shtyllë ku të mbështetesha, një përqafim të ngrohtë, dua shumë duke qenë natyrë emocionale dua të jap shumë dashuri dhe të jap shumë dashuri sepse dashuria të jep shumë energji dhe të bën pozitiv. Nuk i them kurrë jo dashurisë.

Ardit Gjebrea: Është, do vijë, je në këtë moment, e ke?

Jonida Maliqi: Është, padyshim që është, por më duhet të jem e kujdesshme, nuk duhet të nxitohem.

Ardit Gjebrea: Pse?

Jonida Maliqi: Nuk dua të lëndoj askënd edhe nuk jam më 17 vjeç.

Ardit Gjebrea: Ka mbi 20 vite që njihemi dhe sa mirë më vjen të të dëgjoj kur flet kështu dhe sa shumë je rritur.

Zjarr Tv Ad