Në Kinë, siç duket po kthehet normaliteti, madje në Whan tashmë është kthyer pothuajse jeta normale.
Sipas Deutsche Welle, Kina ka fituar përvojën e nevojshme kundër SARS në vitin 2002. Këto njohuri e ndihmuan Kinën, që të përballojë edhe krizën aktuale, më mirë se vendet e perëndimit që kishte mbërthyer vendin.
Europa dhe SHBA, janë duke u përballur me një valë të dytë të pandemisë, një nga mjekët më të njohur të Kinës, veteran Zong Nansan, ka vetëm lajme të mira për populline tij. Gjithashtu eksperti kinez, e vlerëson situatën se nuk do të ketë më një valë të dytë në pjesën më të madhe të vendit.
“Në Kinë situata është e mirë. Ishte një fitore e arritur me shumë përpjekje”, ka thënë mjeku 84-vjeçar.
Populli kinez, në vend që të t’i bënte ballë pandemisë, ky popull bëri një sakrificë më të madhe. Qytete me miliona banorë, u izoluan për javë të tëra. Falë këtij izolimi, si dhe testimeve masive dhe gjurmimëve gjithashtu, Kina ja doli shumë mirë se vendet e tjera, ka shkruar Cnn grek.
Sipas autoriteteve vendase, prej disa muajsh Kina po shënon shifra të ulëta infektimesh, ndërkohë që jeta dhe ekonomia në vend po i kthehen normalitetit. Ekonomistët vlerësojnë se këtë vit, Kina do të jetë ekonomia e vetme e madhe në botë që do të shënojë rritje.