Të rinjtë e PAA-së kanë protestuar ndalimin me ligj të mësimit online në arsimin e lartë në Shqipëri

0
53
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Çështja e mësimit online, është një mundësi e jashtëzakonshme për të rinjtë si dhe në të mirën e demokratizimit të tyre në rrugën e dijes kudo në botë. Mësimi online, jo që duhet të lejohet, por edhe të mbështetet me politika publike, si për Universitetet publike, ashtu dhe për ato jopublike.

Edhe në botë Universitetet publike, apo private ofrojnë larmi të jashtëzakonshme diplomash,  të programeve bachelor dhe programeve Master Profesional dhe Shkencor.

Nga mësimi online, vjen një flaksibilitet shumë i lartë i njohurive. Edhe në kohën e diktaturës, Universitetet kishin të drejtë të kishin mësim natën, një diplomim i sistemit të mosshkëputjes nga puna.

Përmendim këtu Universitetin e Harvardit MIT, Yale, Staford, Berkley, kanë mësim pa shkëputje nga puna. Pse Ministria e Arsimit nuk i njeh diplomat? Pse në këtëo vende të dyja diplomat janë të ligjshme.

Kjo metodë e mosnjohjes së diplomave online, çon në padijen e fëmijëve që prindërit sakrifikojnë edhe bukën e gojës , vetëm që fëmijët të mund të marrin arsimimin e duhur. Shqipëria mund të bëhet një vend ku të mbizotërojë dija, por që duhen rrëzuar barrierat dhe prioritet të bëhet dija, sespe Babëzia do ta lërë Shqipërinë një vend të paarsimuar, kur në një vend mungon dija, atëherë aty do të jetë e pranishme vetëm varfëria.

Zjarr Tv Ad