Prej një viti, ky portal po informonte vetëm nëpërmjet platformës sociale Facebook, ku në nëtor të vitit 2019-të, qeveria nëpërmjet AKEP e bllokoi këtë faqe, ku publikonte denoncimet e qytetarëve
Kjo faqe që ka mbi dy milion njerëz, që kanë zgjedhur ta ndjekin në rrjetet sociale është mbyllur edhe nga Facebook, pas raportimeve që dihet se nga vijnë.
AKEP, e ka bllokuar pa asnjë argumentim serioz domain-in JOQ, duke pamundësuar vizitimin e saj nga të gjithë ata që jetojnë në Shqipëri. Që atëherë ajo ka funksionuar në FB, por së fundmi edhe aty është bllokuar
Policia e Shtetit njoftoi se; ishin proceduar Erland Dalliun dhe Gentian Çengelin, administratorë të faqes Jeta Osht Qef, pasi kanë lejuar përhapjen e panikut me lajme destabilizuese, pas tërmetit që goditi vendin.