Konkursi i bukurisë “Miss Freedom of the Word”, është shoqëruar me polemika të shumta në median serbe shkak u bë Miss Serbia.
“Miss Serbia ka bërë simbolin e flamurit shqiptar, ku ka tërhequr kështu të gjithë vëmendjen e mediave.
“Irina Jovanka, nuk u ndalua me kaq, por bëri të njëjtin simbol me duar edhe gjatë një interviste.
Shpejtim Zejneli, i ftuar në emisionin “ditë e Re”, ishte producenti i këtij kompeticioni, ka folur edhe për reagimin e Presidentit Vuçiç.
Gjatë intervistës, Zenelaj ka theksuar se Miss-i e ka bërë këtë gjest, me dëshirën e saj dhe askush nuk e ka imponuar.
Sipas tij, Presidenti Vuçiç e shpalli si person non grata.
“Vjet Missi i Serbisë e bëri shqiponjën, mediat e demaskuan. Ishte kompeticioni im, madje u shpalla nga Presidenti Vuçiç person non grata ( person i padëshiruar). Ne nuk e detyruam, ajo me dëshirën e saj e bëri. Ajo përfitoi nënshtetësi austriake, përfitoi shtëpi dhe makinë nga shqiptarët”, ka treguar ai.