Analistët Agron Gjekmarkaj dhe Frrok Çupi, janë përfshirë në një debat në studion e “Open”.
Kur po diskutohej lidhur me integrimin dhe kushteve që janë vendosur për Shqipërinë, menjëherë ka reaguar Gjekmarkaj, pas debatit që Çupi ka bërë me anëtaren e kryesisë së PD-së, Grida Dumën.
Agron Gjekmarkaj, i është drejtuar Çupit, duke i thënë se; duhet të vijë turp që i flet një zonje me atë lloj gjuhe, “të të vijë turp se nuk mund t’i flitet një zonje me atë gjuhë”.
Debati i plotë:
Gjekmarkaj: Je një njeri skifozo (i shpifur)
Çupi: A ke ndonjë gjë për të thënë për vete
Gjekmarkaj: Nuk i flitet një zonje me atë gjuhë, është turp
Çupi: Mos na bëj mësuesin, pse ça i thashë zonjës unë? Nuk je institucion i thashë, kaq
Gjekmarkaj: Nuk mund të vish këtu të flasësh si njeri i neandertalit
Çupi: Jemi të gjithë njësoj, mos na bëj mësuesin