Ish-depuetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka vijuar sërish akuzat ndaj ministres së mbrojtjes Olta Xhaçka, se ka përdorur helikopterin e Ushtrisë për të zhvilluar takime elektorale të PS-së në Diber.
Vokshi ka publikuar datat, kur drejtuesja politike PS-së në Dibër ka përdorur helikopterin për të bërë fushatë.
Megjithëse nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes u tha se Xhaçka e përdor helikopterin vetëm për punë, Vokshi ka publikuar datat që korespendojnë me videon e publikuar nga PD.
“Përshembull, në 3 tetor, Olta Xhaçka ka shkuar më Dibër me helikopter. Nuk ka patur asnjë stërvitje ushtarake, asgjë që lidhet me funksionin e saj si Ministre e Mbrojtjes. Llogaria në facebook e Kryetarit të Partisë Socialiste në Dibër e tregon Olta Xhaçkën më 3 tetor në Asamblenë e zgjeruar të Partisë Socialiste në këtë zonë. Janë edhe shumë raste të tjera. Në 10 tetor, një tjetër ditë, kur Olta Xhaçka ka përdorur helikopterin, është postuar një takim tjetër me strukturat e Partisë Socialiste. “- tha Vokshi.