Rudina Hajdari: Yuri Kim ka kuriozitet për mua/ Marrëdhënia jonë është e shkëlqyer…

0
79
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja Rudina Hajdari, ka folur lidhur me marrëdhënien e saj me ambasadoren e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, ku marrëdhënien me të e ka cilësuar të shkëlqyer, ku ajo ndikohet nga fakti që Rudina ka jetuar në Amerikë.

Sipas Hajdarit, ambasadorja, por edhe të tjerë në vendin tonë, kanë shfaqur kuriozitet për ecuritë e saj politike në vend.

“Roli i drejtpërdrejt. Kjo është një pyetje që shpesh më bëhet në studio por ambasada në tërësi ka një rol vëzhgues ndaj gjendjes politike në Shqipëri. Nuk mund ta fsheh faktin se kam marrëdhënie të shkëlqyera me ambasadën amerikane dhe me ambasadat e tjera. Vjen si pasojë e kryetare të Komisionit të Integrimit dhe që kam jetuar në Amerikë kjo më ka bërë të kem njëlloj avantazhi nga politikanët e tjerë. Këtë afrimitet jamë munduar që ta ruaj dhe ta ushqej. Ambasadorja amerikane dhe ambasadorë të tjerë kanë kuriozitet për ecurinë time në politikë dhe ata mendojnë se pluralizmi në Shqipëri është i rëndësishëm, konkurenca është e rëndësishme dhe ata mundohen të mbështesin në mënyrën e tyre dhe jo të ndikojnë. Do jemi parti që do e kërkojmë aleatët perëndimore,”  është shprehur Hajdari.

Zjarr Tv Ad