Basha u ndal në disa biznese ku dëgjoi prej sipërmarrësve të vegjël se sa e rëndë është situata social-ekonomike në vend.
Kreu demokrat tha se janë kohë kur duhet të kishit qeverinë në krah, duhet të kishit shtetin në krah.
“Jo vetëm nuk është dukur për t’ju ndihmuar, por e kundërta, ka vazhduar me gjoba, me taksa duke ia vështirësuar jetën edhe njerëzve, edhe biznesit. Është i vetmi shtet në Ballkan që nuk ka një paketë ekonomike për këtë gjendje. Por do ta ndryshojmë.
Për këtë duhet ndihmë, duhet ndihmë nga shteti në radhë të parë për familjet konsumi i të cilave ka rënë në nivelin më të ulët, sepse kanë rënë të ardhurat”, shtoi ai.
Në vijim, kreu demokrat tha se vendit i duhet një qeveri që të jetë në krahun tuaj, që të ndihmojë edhe biznesin, edhe familjet.
“Meritoni dhe do keni mbështetje të plotë. Do t’i japim fund kësaj situate ku taksat tuaja dhe lekët tuaja zhduken ne drejtim të paditur. Do kthehen tek ju, në radhë të parë të familjet në nevojë, në radhë të dytë tek bizneset, te sipërmarrja, në veçanti te sipërmarrja e vogël”, tha kreu demokrat, ndërsa kishte dëgjuar problemet me të cilat ndeshen çdo ditë pronarët e bizneseve të vogla.
Nëpër dyqane shitësit ose vetë pronarët më shumë kalojnë ditën se sa shesin ndonjë produktet.