Ndërkohë që Shqipëria, po shënon rrtije të vazhdueshme të rasteve të reja, Ministrja Ogerta Manastirliu, ka njoftuar përmes një konfrence, hyrjen e testeve të shpejta për Kryeqytetin nga dita e hënë.
Ekspertja e Shëndetit Publik, Silva Bino tha se; testi i shpejtë i antigjenit, do të përdoret pët të diagnostikuar rastet, vetëm në pesë ditët e para të sëmundjes. Në raste të tjera, do të vazhdojë të përdoret testi PCR.
Testi i antigjenit përdoret vetëm në 5 ditët e para të sëmundjes. Ky test mund të përdoret edhe gjatë surveiancës. Ajo që është e rëndësishme është që testi është specifik, gati 100% , gjë e cila e barazon atë me PCR dhe nuk ka nevojë për përsëritjen e tij. Pra nëse testi është pozitiv, ai është me të vërtetë pozitiv. Na jep rezultate në kohë reale. Përgjigjja merret brenda 30 minutave dhe kjo është një lehtësi e madhe për ti dhënë përgjigje personit, por edhe për të lehtësuar hetimin epidemilogjik në kohë reale. Ky test na lejon të përmirësojmë disa elementë të punës tonë në terren. Po kryhen trajnime në lidhje me testin. Është një test që njihet nga OBSH”, është shprehur Bino gjatë konferencës.