Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka kërkuar nga emigrantët, që të marrin pjesë në zgjedhjet e 25 prillit, përmes postës. KQZ, ka dalë në këtë konkluzion, përps që e gjithë kjo paraqitet pesimiste, si dhe me rrisqe të larta si; pasiguri, kosto financiare, e mbi të gjitha, kohë e pamjaftueshme për t’I kryer të gjitha proceset e nevojshme.
KQZ, duke marrë në konsideratë kushtet e Shqipërisë (shtrirjen gjeografike të diasporës, si dhe afatet kohore në dispozicion, shërbimi postar, mungesën e sistemeve të zhvilluara teknologjike, ka vlerësuar se më i përshtatshëm për t’u zbatuar aktualisht në vendin tonë, është metoda e votimit nga jashtë përmes postës dhe shkarkimit të fletës së votimit online, në faqen e KQZ-së. Grupi i Punës, velerëson këtë metodë votimi (modeli i Kosovës), si në zgjidhje afat-shkurtër.
Grupi i punës në këtë mënyrë, ka hedhur poshtë idenë e votës nëpër ambasada, për shkak të numrit të kufizuar të selive tona diplomatike nëpër botë, si dhe ka përjashtuar votimin online, pasi ai është i pasigurt.
Sipas rrugës së shtruar nga KQZ, emigrantët, së pari; duhet të deklarojnë vendbanimet e tyre jashtë shtetit, përmes portalit E-albania. Më pas, ai duhet të hyjë në portalin e KQZ dhe të dërgojë një kërkesë, ku të shfaqë interesin të votojë. Administrata e komisionit, bën verifikime dhe e njofton emigrantin nëse e drejta e tij për të votuar, është pranuar.
Në këtë rast, emigrantët grupohen në një regjistër të posaçëm, dhe emri i tyre hiqet nga lista e zgjedhësve në Shqipëri. Fletën e votimit, zgjedhësi jashtë vendit e shkarkon online nga faqja e KQZ-së, pasi e plotëson, e dërgon përmes postës në Shqipëri.
Megjithatë, grupi i punës në KQZ thotë se; ky proces ka anë të dobëta, ku ndër të tjera rreshtohen:
Siguria që fleta e votimit pas plotësimit nga zgjedhësi arrin në Shqipëri në kohë;
Mungesa e sigurisë përgjatë rrugës ose para numërimit/ mbërritjes në KQZ;
Kostoja financiare më e lartë për votuesit, pasi posta drejt Shqipërisë është më e kushtueshme;
Rreziku i shtimit fiktiv të fletëve të votimit.
Grupi i punës në KQZ, nuk ka përllogaritur dot sa do të kushtojë ky proces, por parimisht, thotë se vota e një emigranti mund të kushtojë, nga 22-25 dollarë.