8 Dhjetori/ Berisha dhe Basha homazhe tek monumenti i Azem Hajdarit

0
73
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryedemokrati Lulzim Basha, në kuadër të 30-vjetorit të lëvizjes së dhjetorit, si dhe drejtues të PD, kanë zhvilluar sot homazhe në monumentin e heroit të demokracisë Azem Hajdari, në “Qytetin Studenti” në Tiranë.

Berisha dhe Basha, kanë vendosur kurora me lule, në nderim të liderit të lëvizjes studentore të vitit 1990.

Gjithashtu, homazhe bënë edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, nënkryetarët Edi Paloka dhe Edmond Spaho, si dhe në emër të të rinjve, kryetari i FRPD, Belind Këlliçi.

Më 8 dhjetor, nisi lëvizja studentore e cila tronditi themelet e sistemit komunist, kjo ditë është një historike për popullin shqiptar, duke shënuar kështu ardhjen e demokracisë në vendin tonë.

Zjarr Tv Ad