Flet Pipero: Një paciente më tha do hidhem nga kati i 3-të…

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mjeku Infeksionit në QSUT, Pëllumb Pipero ka folur në emisionin “Opinion” lidhur me situatën e krijuar nga pandemia në vendin tonë.

Gjithashtu, Pipero ka theksuar se; deri më tani situata është nën kontroll, pavarësisht se numri i rasteve të reja është rritur.

Mjeku Pipero, është ndalur edhe te rastet e vetëflijuara të pacientëve, duke treguar kështu eksperiencën e tij, me një paciente që i kishte thënë që do të hidhem nga kati i tretë, nëse nuk do ta nxirrnin nga spitali.

“Sot në mëngjes duke bërë vizitën një paciente që praktikisht ishte për të dalë dhe ka dalë sot nga spitali e shëruar më tha nëse nuk më nxirrni për 10 minuta nga spitali do të hidhem nga kati i tretë. Pritshmëria e pacientit në spital është ndryshe, i mungon familjari, ka raste që dikush humb jetën dhe e kanë në dhomë dhe e përjetojnë keq.”-është shprehur Pipero.

Zjarr Tv Ad