Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Mjeku imunolog Genc Sulçebe, u shpreh se; gjenetika ndikon në mënyrën se si organizmi ynë i përgjigjet infektimit.
Gjithashtu ai theksoi se; ka të dhëna që personat me grupin zero, kanë një prekshmëri më të vogël nga infektimi, ku më të rrezikuar janë personat me grup gjaku A.
“Ata që kanë grupin zero kanë një prekshmëri dhe një ecuri më të lehtë të sëmundjes. Grupi i gjakut A ka një predispozitë për një formë më të rëndë. Për grupin B nuk ka ndonjë të dhënë, është neutral”, është shprehur Sulçebe.
Sipas Sulçbes, tashmë është e qartë që gratë e kalojnë më lehtë sëmundjen.
“Është i lidhur edhe me gjini, sepse gratë kanë dy kromozome X dhe ka shumë gene të përgjigjes imunitare që gjenden në kromozomet X”, u shpreh Mjeku.