Yuri Kim: Shqipëria s’ka pse të jetë e varfër

0
150
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, ka folur rreth tre prioriteteve të saj në Shqipëri, në një interviste për “Marshall Center Voices”.

Kim ka përsëritur disa herë prioritetet, që janë; demokracia, mbrojtja dhe investimet dhe bizneset. Sipas saj, Shqipëria, nuk ka pse të jetë një vend i varfër, për aq kohë sa ka një popullsi të re dhe të aftë.

Gjithashtu, Ambasadorja ka theksuar disa herë, është dhe ligji i gjykatave. Ndër të tjera, ajo ka shtuar se; mungojnë disa aspekte ato të cilat e kanë penalizuar Shqipërinë të progresojë.

”Si ambasadorja e SHBA në Shqipëri ju keni bërë disa herë komentin se tre prioritetet tuaja kryesore janë demokracia, mbrojtja dhe investimet. Pse janë këto tre?

Sepse unë mendoj se tek këto duhet të ketë më shumë nxitje dhe më shumë nevojë. I vendos të gjitha sepse janë të lidhura.

Le të fillojmë nga demokracia, mbrojtja dhe biznesi. S’ka arsye pse Shqipëria të jetë e varfër. Një popullsi e re, ka demonstruar që ka aftësi. Kush ka ardhur në Shqipëri i ka dalë një eksperiencë pozitive. Ka mundësi të jashtëzakonshme që mund të zhvillohen në turizëm në infrastrukturë.

Biznesi është mos hajde për një vend ambasadorët amerikanë thonë që është mundësi e mirë, por vijnë sepse tregojnë që mund të përfitojnë. Mënyra si e bëjnë ata duan të dinë se çfarë ka këtu, sa i kushton. Duan një mekanizëm të drejtë e transparent të qëndrueshëm që lejon për zgjidhje. Për fat të keq kjo mungon. Dhe prandaj ne shtyjmë fort tek demokracia, për të theksuar rëndësinë e ‘’Rule-of-laë’’.

Dhe e rëndësishmja për Gjykata të pastra. Puna ime si ambasadore është që të punoj me shqiptarët dhe t’i siguroj se është një ambient ku amerikanët biznesmenë, punëtorë, konsumatorë po aq sa shqiptarët mund të përfitojnë, për ta bërë më shumë vende pune. Të kemi rregulla dhe gjykata të pastra.”– është shprehur Ambasadorja Kim.

 

 

Zjarr Tv Ad