Me daljen publike të Kryeministrit Edi Rama, lidhur me humbjen e të riut Klodian Rasha, ku humbja e tij u shkaktua nga një efektiv policie, ish-kryeministri Sali Berisha, përmes një publikimi në rrjetet sociale pohon se; Rama ka vendosur tashmë shkarkimin e Ministrit Lleshaj. Për të mbështetur idenë e tij, Berisha i është referuar një deklarate në emisionin “Opinion”, të analistit Baton Haxhiu, i cili tha se; moralisht Ministri Lleshaj, duhej të jepte dorëheqjen.
Publikimi i plotë i Berishës:
Lleshaj ministri i tretë që shkarkohet nga Baton Stanishiqi!
Miq, ata që ndoqën mbrëmë në TV Klan emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, kuptuan qartë se fati i Gjeneral Hashashit, ishte vendosur. Vendimin e komunikoi si me plotfuqi Baton Stanishiq.
Natyrisht nuk kam dhe nuk mund të kem asnjë keqardhje për largimin e Lleshajt, por nuk mund të pajtohem me faktin që vendimet për kabinetin në Tiranë, merren njëlloj si 75 vjet më parë në Beograd.
Miq, Lleshaj i cili politikisht ndjesë pastë nuk është i pari Ministër që shkarkohet nga Baton Stanishiqi.
Para tij janë edhe Xhafaj dhe në paraemerim por pas komunikimit nga Rama është edhe Veton Surroi, të cilin Beogradi nuk mund ta pranonte për shkak të qëndrimit të palëkundur që ai ka mbajtur për pavarësinë e Kosovës. sb