Flet Ministrja e Arsimit: Ja se si do të vijojë mësimi dhe si do të jenë pushimet dimërore…

0
129
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka deklaruar gjatë një interviste, që pushimet dimërore këtë vit, do të jenë më të gjata. Në situatën e pandemisë, kur në shkolla ka një alternim të mësimit online dhe atij fizik, Kushi ka thënë se; Ministria e Arsimit, është në komunikim të ngushtë me Komitetin Teknik, në mënyrë që të përcaktojë rregullat e vijimësisë, të zhvillimit të mësimit.

Edhe pse ende nuk ka një vendim, Ministrja e Arsimit pohoi se; fillimi i shkollës pas pushimeve të fundvitit, pritet në datat 11 ose 18 janar, duke parë  edhe situatën pandemike.

“I vetmi sinjal që kemi është që pushimet dimërore do të jenë më të gjata. Akoma nuk e kemi vendosur nëse do të jetë 11 apo 18 janar fillimi i shkollës. Theksoj se dinamika e pandemisë do të ndikojë në vendimmarrje”, tha Kushi gjatë një interviste në abc neës.

Aktualisht, janë 140 nxënës  të arsimit 9-vjeçar dhe të mesëm në të gjithë  Shqipërinë, të cilët  kane zgjedhur që procesin mësimor këtë vit ta bëjnë vetëm online.

Zjarr Tv Ad