Po shkonin të hanin sufllaqe ,i kapën kot …/Ja dëshmitë e prindërve të të rinjve të ndaluar

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kliton dhe Ervis Fishti janë vëllezër. Ata u arrestuan për protestën e të enjtes. Emrat e dy të rinjve janë afishuar në hyrje të Gjykatës Penale në pritje të dhënies së një mase sigurie për protestat. I madhi është 23 vjeç, i dyti 21 vjeç.

Punojnë në fabrikë këpucësh, kurrë nuk e kanë shkelur ligjin. I kanë kapur pranë bankës, ata s’kanë ndaluar dhe më pas i kanë dërguar në komisariat. I kanë rrahur,” thotë e motra.

Dy gjyqtaret e gatshme Shefkie Demiraj dhe Ardiana Bera, nisën masat herët në mëngjes duke dëgjuar pretendimet e prokurorisë qe këmbëngul në bazë të materialeve policore se protestuesit dëmtuan pronën dhe rrezikuan policët.Të afërmit e tyre, kryesisht prindërit, presin përballë kordonëve të policisë.

“Im bir është nesër për masë, kam ardhur të shikoj çfarë qëndrimi do mbajnë. Im bir nuk ka pasur asnjëherë probleme. Punon në një firmë duraluminësh. Është i rregullt,” thotë e ëma për Gazetën “Si”.“Im bir quhet Glodian Jata është 19 vjec, është në punë si lavazhier makinash. Më thanë që e kanë kapur, më kishte treguar po shkoj për kafe dhe veç kur më mori policia më thane hajde këtu se ke djalin,” thotë Kadri Jata.

I ati këmbëngul se është hallexhi dhe se i biri s’ka patur kurrë probleme.

“19 vjeç djalë s’më ka sjellë kurrë probleme, meraku im është pse ma bëjnë djalin me njollë se shkon thika rek fukaraja,” shtoi ai.

Emin Basha është babai i Avenir Bashës, 18 vjec.

“Im bir punon shtrirje kablli, ai mbaroi punën dhe po shkonte në datëlindje. Rrugës po shkonin tek drejtoria e policisë aty afër do hanin sufllaqe. I morën brenda të katërt, tre i liruan se ishin nën moshë, timin e arrestuan”.

Burri këmbëngul për Gazetën “Si” se djali nuk gjendej në protestë, pasi sipas tij Aveniri i merr leje për çdo gjë.

“Jam i bindur se kam qenë vetë polic, nuk e kam edukuar që të rrahë policët,” insiston burri për gazetën “Si”.

“Jemi të varfër”, thotë Emini. Kam dhjetë fëmijë, njërin e kam në Francë, edhe Aveniri do të iki. Do ta nxjerr vetë nga ky vend me duart e mia. Unë shkoj të interesohem për djalin dhe ata sillen mos më keq,” këmbëngul  burri nga Paskuqani.

 

Zjarr Tv Ad