Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka reaguar në lidhje me raportin e Transparency International, që ndalet tek korrupsioni në Shqipëri. Përmes një reagimi, demokratja thekson se Shqipëria është me plot gojën në listën e zezë të korrupsionit, ndërsa thekson se qeverisja bëhet nga banda të strukturuara. Sipas Tabakut, nga ky model do të shkëputemi më 25 prill.
REAGIMI I TABAKUT
Shqipëria është me plot gojën në listën e zezë të korrupsionit, ky është një konstatim jo veç I opozitës por edhe i një raporti të dedikuar të TI, një institucioni të specializuar për korrupsioin.
Sot qeverisja bëhet nga grupe kriminale të strukturuara, sot ligjet shkruhen e kalohen nga interesa të ngushta klienteliste dhe sot interesat e tyre vendosin për ndarje tenderash e koncesionesh.
Raporti vlerëson se raste si ai i Vangjush Dakos që ka përfshirë grupe kriminale në blerje votash, ai i Tahirit me përfshirjen me trafikun ndërkombëtar te paligjshem, rasti i ligjit te lojërave te fatit ku qeveria mbështeti qartësisht grupet dhe favorizoi klientët e saj janë shembuj të qartë të kapjes së shtetit.
Në raport përmenden dhe rasti i rrugës Milot-Balldren të cilën e ka denoncuar dhe opozita. Një rast flagrant ku kostot janë 3 fishuar, ku është fituar pa garë, me kosto pothuajse 20 mln euro për km, në një tender që qartësisht mund të ishte zhvilluar dhe fituar një kompani me 1/3 e vlerës.
Korrupsioni ka kapur në çdo qelizë qeverisjes…