Belinda Balluku: Nuk ka rritje të çmimit të energjisë që nga viti 2014/ Kjo është çështje e politizuar

0
2092
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, është shprehur sot se në Shqipëri, nuk është rritur çmimi i energjisë elektrike, ndër të tjera ajo tha se kjo çështje është politizuar.

Gjithashtu, Ministrja tha se; çmimi i energjisë elektrike, nuk ka lëvizur që nga viti 2014-të.

Balluku, është ndalur dhe tek ndërprerjet e shpeshta të energjisë elektrike, në zona të ndryshme të vendit. Ajo shtoi se; këto ndërprerje vijnë si rezultat i investimeve në rrjet.

“Do nisem me shpërndarjen e energjisë elektrike si pjesa më e prekshme për të gjithë qytetarët. Do të ndalem te kuadri rregullator që kemi krijuar gjatë dy viteve të fundit. Liberalizimi i tregut ka qenë një nga synimet tona kryesore dhe ia kemi dalë. Nga marsi i 2020 të gjithë konsumatorët 20 KË janë pjesë e tregut të lirë. Po ndërmerren masa teknike për të liberalizuar edhe shërbimin e konsumatorëve që janë të lidhur në rrjetin 20 KË. Ndarja e OSHE në tre kompani që përmbushin të gjitha kushtet. Kemi një çmim të palëvizur që nga viti 2014. Nuk ka pasur asnjë rritje. Dhe nga 13.5 kemi zbritur në 9.5 në vitin 2014. Pavarësisht politizimit që i bëhet këtij elementi, do të doja që ju ta pasqyroni këtë sepse ky është një fakt i pakontestueshëm. Investimet në rrjetin e shpërndarjes kanë bërë të mundur shërbimin pa ndërprerje. Ndërprerjet vijnë vetëm për shkak të avarive që kemi mundësi ti kontrollojmë. Koha e ndreqjes së avarive sot është minimizuar. Nga investimet kemi këtë impakt pozitiv në sistemin e energjisë”, është shprehur  Balluku.

Zjarr Tv Ad