Shefi i kardiologjisë në QSUT, Edvin Prifti, ka folur për aprovimin e zemrës së parë artificiale, me auto funksionalitetin e presionit dhe ritmit, duke treguar se si funksionon. Me anë të një shkrimi në Facebook, ka treguar ndryshimin me zemrën artificiale totale SynCardio, duke thënë se; pompojnë lidin aksesor që funksionon si kushinetë pompuese.
Edvin Prifti e ka cilësuar si një kryevepër bioinxhinierike elektronike, hidraulike dhe mjekësore, që është përdorur në 13 pacientë deri në maj 2020 dhe ka sjellë rezultate të jashtëzakonshme. Zemra artificiale, ka autonomi për 4 orë dhe është e programuar për 230 milionë rrahje, ose 5 vjet.
“Nuk besoja që do kishte kaq interes lajmi i aprovimit të zemrës së parë artificiale me auto funksionalitetin e presionit dhe ritmit. Është një strukturë biokompatibel ëe peshon vetëm 900 gram, pra dhe më pak se zemra e një adulti kjo zemër është totalisht autonome dhe ndryshon nga zemra tjetër artificiale totale SynCardio.
Kjo pasi pompat centrifugale nuk pompojnë gjakun direkt por pompojnë likidin aksesor që funksionon si kushinetë pompuese. Është një nga kryeveprat bioinxhinierike, elektronike, hidraulike dhe mjeksore e prodhuar ndonjëherë. Deri tani është përdorur në 13 pacientë deri në maj 2020 me rezultate të jashtëzakonshme. Ka një autonomi për 4 oresg bateria e saj me litium dhe është e programuar për 230 milion rrahje ose 5 vjet. Me pas rehabilitohen membranat biologjike.
Më poshtë është fotoja e saj si dhe disa të dhëna teknike. Prof. Alain Carpentier, vigani i kirurgjisë së valvolës mitrale edhe këtë herë tregoi gjenialitetin e tij”, ka shkrar Prifti.