Pas shkarkimit nga puna të mjekut Allkja, ka reaguar edhe Monika Kryemadhi: Qeveria e re do e rikthejë në punë…

0
424
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas shkarkimit nga puna të mjekut Ilir Allkja, ka reaguar edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Monika Kryemadhi ka shkruar se; mjeku Allkja, është një prej shumë qytetarëve të larguar nga puna, në mënyrë të padrejtë nga Rilindja. Sipas Kryemadhit, qeveria e re do t’i riparojë këto padrejtësi, duke krijuar hapësirat për rikthimin e tyre në punë.

“Solidarizohem me mjekun Ilir Allkja, i cili është një prej shumë qytetarëve të larguar nga puna në mënyrë të padrejtë nga Rilindja. Kjo situatë nuk ka nisur sot, por ne kemi dhe jemi duke mbajtur shënim çdo gjë. Qeveria e re do t’i riparojë këto padrejtësi duke krijuar hapësirat për rikthimin e tyre në punë, si dhe duke riparë të gjithë motivacionin e gjobave të presionit ndaj bizneseve dhe çdo subjekti të cilin Rilindja e trajton si kundërshtar. Ndryshimi po vjen!”, ka shkruar Kryemadhi.

Zjarr Tv Ad