Flet vëllai i motrave Metani që u gjetën të pajeta në Astir: Lindën 10 fëmijë me Përparimin dhe i kanë shitur në Selanik…

0
1408
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Bashkim Metani, vëllai i dy motrave që u gjetën të pajeta në zonën e Astirit në Tiranë, ka bërë një dëshmi gjatë ditës së sotme, ku thotë se; Përparim Ademi (Tela) ka shitur 10 fëmijë të tyre. Metani është shprehur në Tch se; motrat e tij mbeteshin shtatzënë në kohë të ndryshme, e më pas fëmijët e lindur nga Zhaneta dhe Kristina, janë shitur në zonën e Selanikut në Greqi.

“Motra mi ka treguar të gjitha në muajin Dhjetor, nuk i denoncova pasi ma kërkuan motrat, pasi kishin frikë”, është shprehur Bashkim Metani.

Gjithashtu, ai thotë se; Përparim Ademi, ka jetuar në Maqedoni me një prej motrave të tij, ndërsa ka dyshime se të dyja motrat, janë shfrytëzuar në kohë të ndryshme.

“Përparim Ademi (Tela) ka shitur më shumë se 10 fëmijë të motrave të mija. Të dyja motrat e mija kanë pasur shumë detaje të atyre që ai ka bërë, ndaj edhe u ka marrë jetën. Një person që e do një njeri nuk e nxjerr në rrugë dhe nuk e shfrytëzon. Përparim Tela, i ka eleminuar nga frika se motrat më kishin treguar mua, dhe do e fusnin brenda”, kështu është shprehur Bashkim Metani.

Zjarr Tv Ad