Gjenden në Përmet, dy vajzat 16-vjeçare të cilat u raportuan të zhdukura, më datë 1 janar në Tiranë.
Paraditen e sotme, të miturat janë gjendur në Përmet.
Raportohet se; vajzat janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe pasi të merren nga policia e Tiranës, do të dërgohen në banestat e tyre.
Dy shoqet 16-vjeçare, dolën nga shtëpitë e tyre rreth orës 09:00 të mëngjesit, të datës 1 janar, duke humbur më pas çdo kontakt me familjen. Secila prej tyre, u kanë thënë prindërve se do shkonin tek njëra-tjetra, për të uruar për Vitin e Ri. Pas dreke, prindërit i kanë marrë në telefon dhe të dyja, i kanë pasur telefonat të fikur.
Mësohet se; njëra prej tyre kishte marrë një shumë parash që kishte mbledhur për festa dhe disa rroba, pasi është larguar nga banesa.
Njoftimi i Policisë:
Si rezultat e kontrolleve të vazhdueshme nga DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë dhe Komisariatin e Policisë Përmet, paraditen e sotme u bë e mundur gjetja e dy vajzave të mitura që janë larguar nga banesa më datë 01.01.2021.
Vajzat janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe ndodhen në Komisariatin e Policisë Përmet, ku do të merren nga shërbimet e DVP Tiranë dhe do të dërgohen nëpër banesat përkatëse.