Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ishte njoftuar që në orën 18:30, do të mbahej një koferencë për shtyp nga ana e Presidentit të Republikës, Meta ka dalë para mediave 15 minuta me vonesë.
Këtë vonesë e ka sqaruar vetë Presidenti Meta, në hyrje të fjalës që ka mbajtur.
Sipas Metës, kjo vonesë ka ndodhur sepse në Presidencë, është shkëputur energjia elektrike.
“Na falni për vonesën, na ikën dritat në Presidencë, e kishim të pamundur të lidheshim me ju”, u shpreh Meta fillimisht.
Kujtojmë që konferenca nga ana e Metës, ka qenë një përgjigje për Kryeministrin Rama, i cili dje nga Vlora, është shprehur se; projekti për rehabilitimn e zonës së Lumit të Vlorës, është bllokuar nga vetë Presidenti.