Ambasadorja Yuri Kim, u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë, që të aplikojnë për t’u pajisur me letërnjoftime, në mënyrë që të votojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
“Shumë urgjente që të gjithë qytetarët e Shqipërisë të marrin karta të reja identiteti në mënyrë që të mund të marrin shërbime dhe të votojnë në zgjedhjet 25 Prillit. Lëshimi i letërnjoftimeve të reja biometrike është një pjesë thelbësore e marrëveshjes se 5 Qershorit mbi reformën zgjedhore. Ju lutemi mos prisni derisa të jetë tepër vonë – merrni letërnjoftim të ri tani, që të mund të votoni në zgjedhje”, ka shkruar Ambasadorja Kim, në postimin e saj në rrjet.
Gjithashtu, Ambasadorja ka shpërndarë edhe një postim të Ministrit të Brendshëm Blendi Klosi, i cili po ashtu ka bërë thirrje ndaj qytetarëve, që të drejtohen për të rinovuar mjetet e tyre të identifikimit.
Zyrat për aplikim, do jetë të hapura deri më 25 prill ka thënë Çuçi, teksa me një kartë ID përfitohen dhjetëra shërbime online, në portalin e-Albania.