Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, shpall 14 Shkurtin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve…

0
107
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, nëpërmjet një publikimi në Facebook, ka bërë të ditur se; ka shpallur 14 Shkurtin, si datë për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë.

“Duke u bazuar në përgjegjësitë kushtetuese dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese Nr. KO-95/20, si dhe pas diskutimit me partitë parlamentare dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kam marrë vendim të shpallë zgjedhjet dhe të caktojë 14 shkurtin 2021 datë për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare të parakohshme. Më këtë vendim KQZ-ja është udhëzuar t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës. Uroj që nëpërmjet këtij procesi zgjedhor, qytetarët e Kosovës të kontribuojnë për avansimin e mëtejmë të demokracisë në vendin tonë”, kështu ka shkruar Vjosa Osmani.

Kujtojmë se; Gjykata Kushtetuese, e ka rrëzuar qeverinë Hoti, duke e shpallur atë ilegjitime, për shkak se në kuvend, kjo qeveri është votuar edhe nga deputeti  Etem Arifi, i dënuar me Aktgjykim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit.

Zjarr Tv Ad