Durrës/Trajleri aksidenton punonjësen e sigurisë

0
55
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në portin e Durrësit. Një trajler ka aksidentuar një punonjëse të sigurisë.

“Më datë 07.01.2021, në orën 15:30, në lagjen nr.3, Durrës, në ambientet e portit, shtetasi F. K.,  39 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Man”, trajler, ka aksidentuar shtetasen A. H., 25 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.”, njofton policia.

Mësohet se drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Zjarr Tv Ad