Tritan Shehu:’Të nderuar partnerë, mos e merrni seriozisht Ramën dhe premtimet e tij’

0
160
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputeti i PD-së Tritan Shehu, me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se partnerët duhet të mos e marrin seriozisht Ramën dhe as premtimet e tij.

Shehu thekson se Rama nuk është një person, me të cilin të mund të bësh ndonjë marrëveshje të suksesshme.

Postimi i ish-deputetit të PD-së Tritan Shehu:

Te nderuar partnere, mos e merni seriozisht Ramen e as premtimet e tij!

Rama, nje Kryeminister shume prane “ikjes” nuk ka asnje te drejte e mundesi te garantoje maredhenie te rendesishme a te firmose mareveshje te tilla.

Kjo eshte nje norme politike, morale, serioziteti edhe legale ne te gjitha llojet e maredhenieve nderkombetare, ne prag te zgjedhjeve, vecanerisht kur realizohen pa transparence, apo kur kane si interlokutor Ramen, tashme i njohur nga ju per mungesen e koherences, pergjegjeshmerise, pa besueshmerine e tij.

Te tilla maredhenie e mareveshje, qofshin pakte, traktate, firma per token, detin, qiellin a cfaredo qofshin, mbas 4 muajsh rrezikojne te kthehen ne “letra pa vlere”!

Me erdhi ky mendim, normal per nje Bote me maredhenie normale, duke konstatuar “zellin” e Rames, qe tashti ne muajt e fundit te mandatit t’i pervishet “puneve te medha”, qe duheshin diskutuar, bere transparente, paraqitur prej kohesh, sic jane rregullat kudo ne vendet demokratike, por qe fatkeqesisht ne i perkasim nje konglomerati autokracie me nje Republike “bananesh”.

Por neser me rivendosjen e pa evitueshme te demokracise e te parimeve te saj ne Shqiperi edhe ne kete vend do te funksionojne “rregullat normale te lojes”, dhe cdo “ndeshje” jashte tyre anullohet!

Prandaj do te jete me mire, me frutdhenese per te gjithe te pritet edhe pak muaj.

Te jeni te bindur qe me tej, me Shqiperine e Qeverine demokratike do te gjeni te gjitha hapesirat e gadishmerite per te bere me te miren e mundeshme se bashku ne interesin reciprok, ne interes te stabilitetit e integrimit europian, pa aventurizma a kapitullime, qe Rama kerkon t’i “sheqerose” nepermjet disa “vizatimeve pa vlere ne 3D”.

 

Zjarr Tv Ad