Është ndarë nga jeta Nëna e Këngëtarit të njohur Robert Berisha. Roberti ka publikuar një fotografi me të ëmën, krahas së cilës zgjedh të mos shkruajë shumë fjalë dhe ta mbajë për vete pikëllimin e madh.
“Pusho e qetë mami jem për ty me shkru kom shum, po e la me kaq”.
Gjithashtu edhe Patris Berisha ka shkruar: Mami jem ma e mira… Ma ki kpute shpirtin… Të pushofte shpirti i qetë.
Nëpërmjet një postimi në InstaStory, një reagim prekës për ish-vjehrrën ka bërë edhe këngëtarja, Nora Istrefi, e cila shkruan se me Teutën, kanë qenë gjithnjë shoqe të mira.
“Ke qenë gjithmonë shoqja ime, të kam dasht dhe më ke dashur. Uroj me zemër që shpirti yt i bardhë dhe një grua me kaq shumë vlera të pushoj e qetë në paqe”, ka shkruar Nora.
Kujtojmë që; Roberti në vitin 2019, kishte thënë se; nëse do t’i dedikonte një këngë dikujt do të ishte nëna e tij, e cila disa vite më pare, kishte mundur një sëmundje të rëndë.