Partia Demokratike për projektin në Vlorë: Qeveria shkeli Kushtetutën…

0
123
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Demokratike, ka fajësuar qeverinë se po keqmenaxhon financat publike.

Në një dalje për mediat nga selia blu,  drejtori i kabinetit në Partinë Demokratike, Dorian Teliti, është shprehur se; anulimi i projektit për rehabilitimin e Lumit të Vlorës, tregon se Kryeministri nuk ka vizion.

Qeveria, sipas Telitit, ka shkelur kushtetutën dhe nuk ka respektuar ligjin, për të negociuar marrëveshjen e re të borxhit, sa i përket financimit për këtë projekt.

Deklarata e plotë:

Qeveria në largim e Edi Ramës ka treguar keto ditë një tjetër sjellje të papërgjegjshme në menaxhimin e keq të financave publike.

Anullimi i projektit për Rehabilitimin e Lumit të Vlores, duke lënë në mes dhe të papërfunduar një investim të nisur prej kohësh, aq të nevojshëm për banorët e zonës, është tregues sesa pa plan, pa vizion dhe sa i dështuar është Edi Rama.

Gjithashtu, është një rast i përsëritur që dëshmon se me Edi Ramën në krye të qeverisë, në Shqipëri nuk ka shtet ligjor, por vetëm interesa personale të pushtetit.

Duke vepruar me arrogancë, qeveria në ikje ka shkelur kushtetutën. Pasi i ka hequr fondet nga rruga e Lumit të Vlorës, ajo nuk ka respektuar ligjin për të negociuar siç duhet termat e marrëveshjes së re të borxhit.

Kushtetuta dhe ligji detyrojnë qeverinë që për çdo marrëveshje të re borxhi, të marrin tek Presidenti i Republikës plotfuqinë per të negociuar.

Kreu i shtetit, ka bërë publik disa dokumenta që provojnë se kjo ndodhur, duke e kthyer Shqipërinë nga një vend që kërkon të anëtarësohet në Bashkimin Europian, në një vend ku ligji dhe kushtetuta, institucionet e pavarura apo të drejtat e qytetarëve shkelen sipas nevojave të këtij pushteti.

Edhe për një rast kaq flagrant, Edi Rama gënjeu. Ministrja e tij e Financave e nxori bllof, kur e përgënjeshtroi shefin e saj, dhe pohoi se për borxhin 30 milionë euro nuk janë bërë negociata.

Nuk ka patur negociata as per afatet kohore te borxhit, as per normat e interesit, pra për kostot e kesaj huaje 30 milioneshe, te cilat do te paguhen nga te gjithe ne, qytetaret e Shqiperise.

Te dashur qytetarë! Sa herë ka një interes personal, Edi Rama shkel ligjin dhe anashkalon çdo institucion që nuk e kontrollon dot, siç veproi edhe këtë radhë me Presidentin dhe borxhin e ri 30 milionë euro.

Edi Rama nuk negocion për borxhin, por e merr si t’i vijë për mbarë!
Edi Rama nuk negocion për PPP-të, por i miraton me sy mbyllur.
Edi Rama nuk negocion për luksin e tij, por do t’i shtojë edhe 2 milione euro shtese luksit kryeministror.

Asgjë nuk bën Edi Rama më interes të qytetarëve. Ai mendon vetëm për vete, megjithëse njerëzit vazhdojnë të humbin vendet e punes dhe bizneset po falimentojne dita- dites.

Dështimi sot ka vetëm një emër dhe quhet Edi Rama! Shqiptarët meritojnë më shumë. Ka ardhur momenti të ndryshojmë e të shpresojmë sërish.

Vendit i duhet një qeveri që kujdeset për qytetarët, që i ndihmon dhe hap vende të reja pune, një qeveri që respekton ligjin dhe garanton rrugën drejt Bashkimit Europian. Është koha për ndryshim! Lulzim Basha dhe Partia Demokratike do t’i sjellin një të ardhme të re Shqipërisë.

 

Zjarr Tv Ad