Kampioni Europian i Gjimnastikës, rusi me pasaportë shqiptare viziton palestrën e gjimnastikës në Berat

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kampioni Europian i Gjimnastikës,Matvey Petrov,rusi me pashaportë shqiptare,viziton palestrën e gjimnastikës në Berat. Ai u shpall “kampion europe” në gjimnastikë nën përfaqësimin e Shqipërisë.

Kampioni Europian i Gjimnastikës,rusi me pashaportë shqiptare Matvey Petrov,vizitoi sot palestrën e gjimnastikës në qytetin e Beratit. Ai e fitoi titullin “kampion europian” në gjimnastikë duke përfaqësuar Shqipërisë në Kampionatin Europian të gjimnastikës që u zhvillua në Turqi. Petrov ka qënë me Kombëtaren Ruse për 12-vjet me radhë dhe ka qënë nën/kampion i gjimnastikës por në vitin 2016 atë nuk e futën në lojërat olimpike dhe u largua nga ekipi. Pasi u njoh me trajnerin shqiptar Alon Hasa ai vendosi të garojë nën siglën e flamurit shqiptar. Për herë të parë në jetën e tij,duke përfaqësuar Shqipërinë,ai fitoi kampionatit europian për të rritur. Pas vizitës që kreu sot në Palestrën e Gjimnastikës në Berat,ku u njoh me kolegët e tij gjimnastë, Matvey Petrov,ka deklaruar se,fitoren ja dedikon jo vetëm përpjekjeve dhe stërvitjes së tij por edhe të gjithë atyre që e suportuan dhe trajnerëve që e bindën të garonte nën flamurin shqiptar në Kampinatin Europian të Gjimnastikës. “Jam shumë i gëzuar që kam pashaportë shqiptare dhe ndihem krenar. Minimumi edhe 3-vjet,deri tek opimpiadat e Parisit do të garojë nën flamurin shqiptar”,ka thënë Petrov.

Trajneri Alon Hasa ka folur edhe rreth qëllimit të takimit që ai dhe Petrov do të zhvillojnë të Hënën me kryeministrin Rama. “Ne do të takohemi edhe me kryeministrin Edi Rama sepse kemi vizione të qarta dhe duam të investojmë në ndërtimin e një palestre gjimnastike në një nga qytetet e Shqipërisë,ndoshta edhe në Berat. Do të jetë një palestër moderne dhe me kushte ndërkombëtare sepse pa kushte ndërkombëtare nuk mund të garojmë dot me gjimnastë botëror. Palestra në Shqipëri ka pak por nga ajo që kemi parë e vetmja palestër e mirë gjimnastike është kjo në Berat por edhe këtu mungojnë kushtet për tu stërvitur.Për këtë arsye,ne do do të kërkojmë mbështetjen dhe suportin e të gjithëve”-,ka thënë trajneri Hasa.

 

Zjarr Tv Ad